Flash News

KRYESORE

Pastrimi i parave/ Porkuroria pushon hetimet për Emiljano Shullazin dhe biznesmenin Ylvi Beqja: Nuk ka elementë të veprës penale

Pastrimi i parave/ Porkuroria pushon hetimet për Emiljano Shullazin dhe

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për akuzën e pastrimit të parave për Emiljano Shullazin dhe biznesmenin Ylvi Beqja. Gjykata ka pranuar  kërkesën e prokurorisë për pushim të hetimeve.

Hetimet nisën në dhjetor të vitit 2018 dhe me kërkesë të Prokurorisë hetimet janë pushuar pasi nuk janë gjetur elementë të veprës penale.

Shullazi u dënua me 14 vjet burg nga Krimet e Rënda për gjobvënie, pasi dyshohej se kishte konsumuar këtë vepër teksa u bë pronar i një pjese të ish-hotel Vollgës në Durrës.

Me kërkesë të prokurorisë, hetimi për akuzën e “pastrimit të parave” u pushua edhe për biznesmenin Ylvi Beqja, personi që i premtoi 20 përqind të ish-Vollgës Shullazit nëse e ndihmonte në regjistrimin e kësaj prone.

Ka qenë Beqja ai që e denoncoi Shullazin më vonë për gjobëvënie dhe pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dëshmoi kundër tij në gjykatë.

Gjithashtu, gjykata pushoi hetimet edhe për tre gjyqtarë të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’.

Të fundit