Flash News

KRYESORE

“Pasuri të vëna me pagën e gruas”/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda

“Pasuri të vëna me pagën e gruas”/ Komisioneri Publik

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së dhënë më 1 Gusht 2018, që konfirmoi në detyrë Besnik Muçin, Prokurorin e Krimeve të Rënda.

Në ankimin e Komisionerit Publik, depozituar tashmë në KPA, thuhet se, prokurori nuk justifikon pasurinë.

“Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se: (i) subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive të deklaruara, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016; (ii) Për vitet 2003, 2004 dhe 2005, 2006 dhe 2016 ka mungesë burimesh financiare të ligjshme për të justifikuar shpenzimet dhe kursimet e deklaruara, si dhe (iii)ka kryer mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të pamjaftueshëm për kontrollin e pasurisë, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016”, arsyeton Komisioneri Publik.

Në gusht, nga verifikimet e KPK rezultonte se Muçi, ish kandidat për prokuror të Përkohshmëm të Përgjithshëm, ka një tokë truall 366 m2 dhe tokë bujqësore në Pogradec. Po ashtu ai disponon një apartament në rrugën e ‘Ali Visha’ në Tiranë, i blerë me kursime dhe një hua.

Ndërkohë, prokurori disponon edhe një tokë bujqësore 300 m2 në Shkozë, një banesë 78 metra katrore në rrugën e Elbasanit. Sipas KPK, shtesa e objektit ekzistues në shtëpinë në Tiranë është bërë me kursime nga puna e bashkëshortes, si dhe toka buqësore 300 m3 2 në Shkozë më çmim 111 mijë lekë, toka 2 mijë m2 në një fshat të Pogradecit, si dhe 78 m2 shtëpi në Rrugën e Elbasanit, e blerë prej 75 mijë euro, siguruar nga rroga dhe një hua që ajo ka marrë.

Lidhur me truallin 366 m2 në Pogradec nga hetimi rezultoi se aty është ndërtuar një ndërtesë mbi 90 m katrorë por se ka deklaruar. Thuhet se këtë pronë ai e ka përfituar në kundërshtim me ligjin.

Megjithatë, mos-justifikimi i pasurisë nuk e ndaloi atë të kalonte procesin e vettingut.

Të fundit