Flash News

KRYESORE

Pasuria dhe kontakte me persona të inkriminuar, shkarkohet anëtari i Gjykatës Kushtetuese

Pasuria dhe kontakte me persona të inkriminuar, shkarkohet anëtari i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari. Gjyqtari, sipas KPK-së, rezultoi me probleme sa i takon pasurisë dhe integritetit të figurës.

Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij A.L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas KPK-së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.

Po kështu, problem për KPK-në është edhe pasuria e gjyqtarit.

Të fundit