Flash News

KRYESORE

Pasuritë që rrezikojnë të zhduken nëse Trump bombardon thesaret kulturore të Iranit

Pas vdekjes së gjeneralit Qasem Suleimani, Irani ka kërcënuar SHBA-të me hakmarrje të ashpër. Në një reagim të tij, presidenti i SHBA, Donald Trump u përgjigj se nëse kjo ndodhë, atëherë ai do të sulmojë vendet kulturore të Iranit. Madje, ai tha se janë 52 të tilla, por që disa prej tyre janë të mbrojtura nga UNESCO.

Irani është një vend jo shumë i vizituar nga turistët perëndimorë për shkak të pasigurisë. Megjithatë, Irani ka një qytetërim që daton 5000 vjet më parë, dhe ka mbi 20 pasuri unike të trashëgimisë botërore të mbrojtura nga Unesco, veçanërisht nga arkitektura e saj fetare, e cila shfaq një mjeshtëri të gjeometrisë, modelit abstrakt dhe inxhinierisë parafabrikale praktikisht e pashembullt në civilizim. Kjo nuk është vetëm trashëgimi kulturore e Iranit, por është edhe e njerëzimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të shkatërrojë vendet e tij kulturore. Por cilat janë këto pasuri që rrezikojnë të humbasin?

‘The Guardian’ ka renditur disa nga nga këto thesare kulturore dhe vlerat e tyre:

Persepolis

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një “xhevahir” në kurorën arkeologjike të Iranit: një kompleks monumental që daton nga shekulli i gjashtë para Krishtit- me një tarracë të gjerë, me shkallët madhështore dhe pallate mermeri. Në qytet ka statuja të ruajtura mirë dhe relieve me baza të demave, luanëve, krijesave mitike dhe qytetarëve të perandorisë shumëkulturore të Ahaemenidit.

Xhamia Shah Cheragh, Shiraz

Ndryshe xhamia quhet “Mbreti i dritës”. Interiori i saj është i zbukuruar me miliona pasqyra të vogla të cilat përthyejnë dritën në çdo drejtim.

Kjo strukturë ka një të kaluar misterioze. Sipas një historie, rreth viteve 900 pas Krishtit një udhëtar pa nga larg diçka të ndritshme. U afrua për të parë dhe gjeti një varr të ndriçuar. Një kufomë e balsamosur e një figure të rëndësishme myslimane u gjet brenda varrit dhe që atëherë ajo u bë një destinacion pelegrinazhi për myslimanët shiit.

Katedralja Vank

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Irani ka një histori të gjatë të krishterë, veçanërisht i lidhur me Armeninë në kufirin e saj veriperëndimor. Tre nga kishat më të vjetra në rajon janë vendet e trashëgimisë botërore të Unesco. Katedralja Vank, në afërsi të Iranit, u ndërtua nga armenët që u larguan nga luftërat otomane në shekullin e 17-të.

Urat e Iranit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vizitorët çuditen me bukurinë dhe sofistikimin e urave të gjata të ish kryeqytetit të Iranit, të ndërtuara kryesisht gjatë shekullit të 17-të. Ura hijerëndë, 130 metra e gjatë Khaju, për shembull, shërbeu si një portë digë dhe për të kontrolluar lumin Zayanderud.

Xhamia Sheik Lotfallah, Iran

Nuk është xhamia më e madhe në qytet, por një ndër më befasuese, pasi u ndërtua për oborrin mbretëror dhe jo për publikun e gjerë. Brendësia e saj përmban disa nga punimet më të shkëlqyera të tilave që mund të gjenden kudo në botë, veçanërisht kube me modelet gjeometrike të saj, të cilat thuhet se ngjajnë me një bishtin e një pallua.

Varri i Danielit

Varri i atribuar Profetit Daniel, një nga profetët e izraelitëve (shek. 7) është vendosur në shpatet e një kodre në bregun lindor të lumit Shāvavar në qytetin Shush (Suza), kryeqyteti i lashtë i qytetërimit Elamit.

Kjo ndërtesë u rindërtua në 1249. Hyrja është e stolisur me pllaka dhe skajet në oborrin kryesor me një vaskë në mes.

Kulla e Gonbad-e Kavusit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kulla e Gonbad-e Kavusit (Qabus) është një nga kullat më të larta të tullave në botë, që përfaqëson një nga veprat më të vlefshme të arkitekturës islame në Iran dhe ndodhet në veri të qytetit të Gonbad-e Kavus në qendër të Parkut e Qabus. Kjo ndërtesë i takon kohës ziyaride, ndodhet në kilometrin e 3 nga mbetjet e qytetit të lashtë të Jorjanit - selia e qeverisë së Ziyaridëve - dhe përfaqëson një gjurmë të paharrueshme të së kaluarës së lavdishme të këtij rajoni dhe dinastisë Zyarid.

Të fundit