Flash News

KRYESORE

Patentat e Tahirit në makinën e Orest Sotës, thirret sërish në Prokurori shoferi i ish-ministrit

Patentat e Tahirit në makinën e Orest Sotës, thirret sërish

Thirret për të dëshmuar sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gentian Caka po merret në pyetje lidhur me dy patentat për mjete lundrimi  të Tahirit dhe bashkëshortes së tij, të gjetura në makinën e biznesmentit nga Elbasani, Orest Sota, bashkë me një shumë prej 863 mijë eurosh cash.

Caka u mor në pyetje edhe pak ditë më parë, ku mësohet se shoferi i ish ministrit i ka qëndruar thënieve të mëparshme të se patentat i kishte harruar ai në makinën e 25 vjeçarit me të cilin kishte miqësi.

Kjo lëvizje vjen disa ditë pas dorëheqjes së Tahirit si deputet dhe për arrestimin e tij Prokuroria duhet të disponojë një provë të re.

 

Të fundit