Flash News

KRYESORE

“Patentat merren me korrupsion, politika hesht”, Balluku –ish-drejtorit: Mos ta themi këtë tani, shkon keq muhabeti

Kreu i Shoqatës Qytetare të Sigurisë Rrugore dhe Mbrojtjes së Ambientit, Demir Osmani ka ngritur shqetësimin se në 10 vitet e fundit nuk ka ndryshuar asgjë në faktin se patentat jepen me korrupsion.

Ky fakt u përmend nga specialisti gjatë analizës krahasuese në vite dhe disa propozimeve për ndryshime në Kodin Rrugor.

“Nuk u fol asnjë fjalë për edukimin e shoferëve dhe këmbësorëve. Ju trajtuar autoshkollat, nuk i japin ato lejet e drejtimit, por komisionet shtetërore. Për këto 10 vjet e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është korrupsioni i madh që është në dhënien e patentave dhe certifikatave të arsimit profesional.

Kam qenë drejtor i dhënies së lejeve të drejtimit një vit e gjysmë, dhe shoh që politika në këtë pikë nuk vepron. Është fatkeqësi e madhe që patenta merret në mënyrë korruptive. Pse nuk ka program për ta ndaluar?”, tha specialisti.

Në përgjigje të tij foli ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila kërkoi të dinte se në cilat vite ka qenë drejtor i dhënies së patentave.

“E para mund ta ridëgjosh fjalën time se jemi dhe me kamera pasi jam marrë ekskluzivisht me edukimin, pasi 2019 ishte vit i jashtëzakonshëm, madje kemi hyrë edhe në shkolla.

Ndërkohë meqë paskeni qenë drejtor për dhënien e patentave, nuk e di në cilin vit keni qenë, por doni që politika të ndërhyjë te korrupsioni i lejeve të drejtimit? Ju kur keni qenë kaq kohë drejtor ka rënë korrupsioni i dhënies së patentave? “, pyeti ministrja.

“Në atë kohë e drejtonte LSI”, iu përgjigj Osmani.

“Edhe juve ju jepnin urdhrat dhe ju bënit korrupsion? Po mos ta themi këtë tani se shkon keq muhabeti se kemi policinë e shtetit këtu”, tha ministrja më tej.

Të fundit