Flash News

KRYESORE

Patentat/ Nuk ka më pritje të gjata, tani aplikantët mund ta marrin lejen e drejtimit për 30 minuta

Patentat/ Nuk ka më pritje të gjata, tani aplikantët mund ta

Kursantët që janë në përfundim të provimit për t’u pajisur me kartonin e lejes së drejtimit të automjeteve (patentë), nuk do të presin më 15 ditë deri në një muaj për të marrë kartonin.

Sipas drejtuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja, kartoni do të merret po atë ditë që aplikuesi ka bërë kërkesën.

“Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta! Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi – e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë”, thotë Gonxhja.

Ky shërbim nuk do t’u kushtojë aplikantëve asnjë pagesë shtesë.

Të fundit