Flash News

KRYESORE

Pati kontakt me një zyrtar të infektuar, vetizolohet Albin Kurti

Pati kontakt me një zyrtar të infektuar, vetizolohet Albin Kurti

Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, që ka pasur kontakt të ngushtë me një të infektuar me coronavirus, është bërë shkak që kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të vetizolohet. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në facebook.

"Të dashur qytetarë, sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Do t'i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t'i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë. Ju faleminderit", thuhet në reagimin e tij.

Të fundit