Flash News

KRYESORE

Patozi akuza të forta Berishës: Ke frikë nga Basha dhe nuk po tregohesh i sinqertë

Patozi akuza të forta Berishës: Ke frikë nga Basha dhe nuk po

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka lëshuar akuza të forta ndaj Sali Berishës, që dikur ishte eprori i tij.

Në emisionin ‘Real Story’, i pyetur nëse ndarja nga Lulzim Basha është rrjedhimisht edhe ndarje nga Berisha, Patozi u përgjigj: “Në kushtet që Berisha ka bërë zgjedhjen e tij rrjedhimisht është një ndarje dhe nga Berisha.”

Ish-deputeti shtoi akuzat ndaj liderit historik të PD-së kur tha se Berisha nuk po tregohet i sinqertë në kërkesën për bashkimin e partisë. Madje, ai shkoi deri aty sa akuzoi ish-kryeministrin se ka frikë nga kryetari Basha.

“Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet. Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit. Nuk do, por dhe nëse do ka frikë se i biri mund të vrasë të atin (politikë). Sali Berisha nuk do të pranoj që një investim të tij dhe të tjerëve.  Minimumi sipas meje ti tregoj ashtu siç janë. Kur thotë që duhet bashkim, ka dëgjuar vetëm Bashën, nuk na ka dëgjuar ne të tjerëve”, ishte kjo deklarata e fortë e Patozit”, u shpreh Patozi.

Ndryshimet në status, Mentor Nazarko: Basha dhe Berisha janë një

Të fundit