Flash News

KRYESORE

Patozi akuza të forta kandidatit rival: Selami fenomen i shëmtuar politik, po shërben si patericë e Bashës

Patozi akuza të forta kandidatit rival: Selami fenomen i shëmtuar

Demokrati Astrit Patozi nuk kurseu nga akuzat edhe kandidatin rival, Eduard Selami. Duke folur tek "Të Paekspozuarit", Patozi e etiketoi Selamin si një patericë të Bashës.

“Me keqardhje e kam thënë dhe vazhdoj ta them që, zoti Selami kam frikë se do të hyje në historinë e politikës shqiptare si fenomen shumë i shëmtuar. Sepse po shërben, sipas meje, si patericë për grabitjen në mes ditës, të mandatit të Partisë Demokratike, kryetarit Të Partisë Demokratike. Këtë ia kam thënë zotit Selami, në takimin që kam patur me të, e kam thënë pothuajse në çdo dalje timen publike dhe nuk di për çfarë arsye zoti Selami mund të jetë ende pjesë e kësaj gare, të cilën me sa kam dëgjuar dhe ai vetë, e konsideron të pabarabartë dhe pa rregulla loje. Dhe unë kam gjithë të drejtat e botës, që të kem dyshimet e mia, rolin e zotit Selami në këtë farsë elektorale për sa kohë që nuk ka një gjest të ndryshëm prej tij. Sepse zoti Selami mund të na ndihmonte shumë kauzën për ringritjen e Partisë Demokratike duke lënë vetëm në shenjtinë e tij zotin Basha, duke ikur nga një farsë" tha Patozi.

Të fundit