Flash News

KRYESORE

Patozi analizon apelin e Bushatit në parlament: Theu sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes

Patozi analizon apelin e Bushatit në parlament: Theu sadopak terrin e

“Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës”. Kritikat e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ndaj mazhorancës janë komentuar nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Ai e shikon qëndrimin e Bushatit si një si një xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes ndersa nuk le pa stigmatizuar edhe Partine Demokratike.

“Edhe mua më pelqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament, pavarësisht se e kam pasur dhe e kam kundërshtar politik. Sepse e shikoj, gjithësesi, si një xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes, që, për fat të keq, nuk e vetmja sot në Shqipëri. Një shenjë e zbehtë ndoshta se në partitë tona të shndërruara në gazerma ushtarake mund te fillojnë e të flasin, apo qoftë edhe të belbëzojnë, ata që janë më kurajozë dhe më mendjehapur. Por po shoh se shumë më tepër se unë qenkan gëzuar ata, të cilët vetëm një muaj më parë e quanin atë Ditëziu i krimit në Shkodër dhe zëdhënës të bandës së Bajrave. Të ketë ndryshuar Ditmiri thua, apo janë bërë më të dhembshur dhe mirëkuptues ata?”, shkruan Patozi në një postim në ‘Facebook’.

Të fundit