Flash News

KRYESORE

Patozi: Dorën se vë dot në zjarr se është qeveri e fortë, po se ç`kam një parandjenjë që me 18 nuk do ndodhë gjë

Patozi: Dorën se vë dot në zjarr se është qeveri e

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Astrit Patozi ka shkruar se ka një parandjenjë që nuk do ndodhe asgjë e keqe me 18 e ndërsa shprehet se dorën në zjarr sepse "kjo është qeveri e fortë".

"Nuk besoj se udhëheqësi i madh i partisë dhe i popullit do t'ia prishë shijen e kujtimit të ëmbël atij përvjetori të famshëm dhe të paharruar,"- shkruan ndër të tjera ish-deputeti Patozi.

Postimi i plotë:

Dorën nuk e vë dot në zjarr, sepse kjo është qeveri e fortë, që e kap gjithmonë lepurin me qerre.

Por se ç'kam një parandjenjë që asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur andej nga teatri deri më 18 maj.

Nuk besoj se udhëheqësi i madh i partisë dhe i popullit do t'ia prishë shijen e kujtimit të ëmbël atij përvjetori të famshëm dhe të paharruar, duke i mbivendosur një ngjarje tjetër.

Kjo ndoshta mund të kursente ndonjë orë pagjumësie të panevojshme në këto ditë jubilare.

Të fundit