Flash News

KRYESORE

Patozi: Gjuha ndaj klasës politike kosovare është taktikë e Ramës, tregoi ligësi me Bashën

Patozi: Gjuha ndaj klasës politike kosovare është taktikë e

Kreu i partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi deklaroi se është e papranueshme gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama për politikanët në Kosovë.

“Është e papranueshme dhe në disa raste i bën qëllimisht që të ngrejë një furtunë reagimesh. Është e njëjta gjë që bën edhe me shtypin në Shqipëri. Kjo është një taktikë politike. Dhe unë them që nuk duhet të biem në kurthin e tij. Ne nuk jemi as si Kosova sepse nuk ke i bërë zgjedhjet. Një vend që nuk ka iniciativën për të qenë as si Kosova me gjithë problemet që ka, nuk mund të merret qoftë edhe me Elvana Gjatën apo Laert Vasilin.”, tha ai në Abc news.

Ai shton se në Kosovë u bënë zgjedhje të lira, ndërsa në Shqipëri ende ne nuk ka asnjë garanci që zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë të kontestuar.

Më pas u ndal te ftesa e Ramës për Bashën, për t’u ulur e për të biseduar.

“Nuk do kishte të e keqe të uleshe, por duhej të uleshe në një mënyrë që ta vinte në vështirësi qeverinë. Duhet t’i thoshte çfarë kërkon nga unë se fatkeqësia na ka rënë të gjithëve. Çfarë kërkoj unë nga ti dhe takohemi në zgjedhje. Edhe pse nuk u takuan nuk ka asnjë problem. Unë besoj se ka pasur një lloj ligësie nga ana e kryeministrit që i bënte thirrje çdo dy orë Bashës a thua se ai takim do sillte ilaçin çudibërës. Unë mendoj se kjo është edhe qeveri e paaftë por edhe e korruptuar. Të mos harrojmë që i ka ngelur në dorë edhe një pjesë e pushteti që nuk i takonte ta kishte”.

Të fundit