Flash News

KRYESORE

Patozi habitet nga deklarata e Berishës: Duhet të kishe kërkuar falje

Patozi habitet nga deklarata e Berishës: Duhet të kishe kërkuar

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka mbetur i habitur nga deklarata e Sali Berishës se ishte gabim mungesa e Lulzim Bashës në legjislaturën e kaluar.

Patozi shprehet se Berisha duhet të kërkonte falje nëse mendon vërtet kështu, ndërkohë ironizon ish-kryeministrin kur thotë se “kujt duhet t'ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?”

Reagimi:

TË FALENDEROJMË ZOTAT QË NA KTHYEN LUL BASHËN

Sot mësova me habi se mungesa e Lulzim Bashës në parlamentin e 4 viteve të shkuara paska qenë gabim. Zakonisht në raste të tilla kërkohet falje, por ky nuk është ndonjë zakon që pëlqehet shumë në Shqipëri.

Por nëse ishte vërtet kështu, kujt duhet t'ia dimë për nder që na e bëri këtë gjëmë, njeriut apo Zotit?

Atij vetë, që vajti e u "internua" si kryetar i Bashkisë së Tiranës, atyre që e propozuan, atyre që e mbështetën dhe e votuan si të tillë, apo kundërshtarëve që nuk ndryshuan rregullat, kur erdhën në pushtet?

Sepse, me sa po thuhet, parlamenti shqiptar nuk mund t'u kuptoka kurrë pa Lulzim Bashën. Dhe Shqipëria e paska vuajtur shumë mosqenien e tij.

Por ja që, si gjithmonë, Zoti vonon, por nuk harron. Tani Lulzim Basha është rikthyer, gabimi është ndrequr më në fund dhe Shqipëria thjesht duhet të falenderojë krijuesin dhe duhet të presë frutet e shpejta të kësaj mrekullie.

Të fundit