Flash News

KRYESORE

Patozi: Jo një forcë të re, por do të shpallim alternativën e re brenda PD-së

Patozi:  Jo një forcë të re, por do të shpallim

“Do të shpall alternativë të re, Partia Demokratike është shtëpia ime. Gjeja e fundit që mendoj është të krijojë një forcë të re, është gjeja më e lehtë, por ne do luftojmë për Partinë Demokratike. Ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt”, – u shpreh mbrëmë Astrit Patozi, në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News24”, duke kërkuar publikisht dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe nisjen e një gare reale brenda forcës së tij politike.

Patozi paralajmëroi shpalljen e një alternative të re brenda Partisë Demokratike por duke mohuar mundësinë e krijimit të një force të re politike.

Patozi shpalli kandidaturën për kryetar partie por që u largua nga gara për shkak se kushtet e tij për të marrë pjesë në garë nuk u pranuan nga lidershipi i PD-së.

 

Të fundit