Flash News

KRYESORE

Patozi i kërkon Bashës 'ndarjen' nga Rama dhe poston foton e 'shoqnisë' me Kryeministrin

Astrit Patozi, i cilë është vënë në krye të Lëvizjes për Ringritjen e PD, një fraksion që kërkon analizë dhe ndryshime në partinë më të madhe opozitare, edhe pse në media është ngjizur me emërtimin 'lëvizja antiBasha', ka postuar në Facebook një status të gjatë dhe ironik. Në të ai qorton dhe ironizon qëndrimin e panevojshëm të ministrave teknikë demokratë në qeverinë e Ramës.

Paradoksalisht, Patozi, në kërkim të një faulli të Bashës bën vetë një faull. Ndërkohë që i kërkon ndarjen nga Rama kundërshtarit të tij, dhe tërheqjen e të emëruarve apo të përzgjedhurve, si foto të postimit ka zgjedhur pikërisht një 'dyshe' me Kryeministrin Rama duke zbritur shkallët e Kuvendit.

Duhet të kishte postuar shtrëngimin e duarve Basha-Rama për ta çuar simbolikën aty ku dëshironte.

Frojdi, nëpërmjet një lapsusi, e ka çuar ku ka dashur.

Të fundit