Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Patozi mesazh të fortë demokatëve, sqaron 'bashkëqeverisjen' Rama-Basha pas 25 qershorit
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi përcjellë një mesazh të fotë për të gjithë demokartët.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Patozi, i cili u la jashtë listave të PD thotë se bashkëqeverisja me Edi Ramën nuk është opsion, por shton se Lulzim Basha nuk e ka thënë kurrë dhe as e ka lënë të nënkuptohet një gjë të tillë.
Statusi i Patozit:
BASHKËQEVERISJA ME EDI RAMËN NUK ËSHTË OPSION
Tani që mori fund ankthi i plotësimit të listës së PD dhe fushata mund të konsiderohet në kulmin e saj, po bëhen përherë e më të shpeshta lajmet që vijnë nga terreni se pas zgjedhjeve Shqipëria do të qeveriset nga një koalicion i madh. Për shkak se nuk i besoj shumë kësaj legjende, normalisht, nuk do ta kisha marrë fare mundimin ta merresha e aq më pak të shkruaja për të.
Por shqetësimi im ka të bëjë me faktin që kjo legjendë për fat të keq po rrëfehet më shumë në radhët e aktivistëve të Partisë Demokratike, të cilëve po u serviret gati si opsioni i vetëm, ndërkohë që kjo nuk po ndodh në fushatën e garuesve të tjerë. Unë e di mirë që kjo nuk është as dëshirë dhe as shpikje e demokratëve të thjeshtë, të cilët kanë katër vjet, që ëndërrojnë dhe presin një gjë krejt tjetër.
Por po ashtu jam i bindur se kjo që po ndodh është krijesë e një tufe përtacësh dhe miopësh politikë, që mund të jenë drejtues lokalë apo qëndrorë të fushatës së opozitës, të cilët tek kjo formulë kanë gjetur zgjidhjen për të mos u lodhur shumë e për t'i rënë shkurt punës, që u takon të bëjnë deri më 25 qershor. Dhe sipas meje, kjo është mënyra më e keqe për të mos e ndezur kurrë fushatën e Partisë Demokratike, por për ta lenë atë në rënie të lirë, pasi shpjegimi i tyre qesharak është që sido të vejë rezultati, në pushtet do jemi gjithësesi.
Duke e konsideruar këtë si një problem shumë serioz, sot do të ftoja cdo anëtar dhe drejtues politik të cdo rangu të Partisë Demokratike që ta injorojë dhe refuzojë si të papranueshme këtë "fake neës", që shkon në favor të kundështarit tonë kryesor, Partisë Socialiste.
Le të mos gënjehen ata, gjithashtu, edhe nga artikulimi, sado elokuent, me gojë apo me shkrim, i ndonjë analisti apo filozofi, qofshin këta edhe frekuentues cadre, në 3 muajt e protestës së opozitës. Jam shumë i bindur që kjo është një pritshmëri e rreme dhe e sajuar keq, e cila u minon që në start objektivat e opozitës në këto zgjedhje.
Së pari, sepse asgjë e tillë nuk ka për ndodhur, për sa kohë që mungon dëshira nga të dy protagonistët, Lulzim Basha dhe Edi Rama, të cilët koalicionin e madh, e kanë gjënë e fundit që mendojnë sot. Pasi të dy kanë deklaruar edhe publikisht që mund t'ia dalin vetëm apo me aleatë më të vegjël të qeverisin normalisht, duke e vendosur të mundurin aty ku e ka vendin, në opozitë.
Por mbi të gjitha, se krijon përceptimn e gabuar, sikur marrëveshja politike që zhbllokoi krizën, nuk kishtë në themel parimet për shpëtimin e zgjedhjeve në Shqipëri, por ishte një pazar për të ndarë në tavolinë dhe që tani pushtetin.
Kjo legjendë do të kishte kuptim vetëm në një rastin që Partia Demokratike do t'i humbë zgjedhjet dhe Edi Rama do ta ftonte atë në qeveri, jo se nuk bën ndryshe, por thjesht dhe vetëm për të mbajtur larg vetes në opozitë kryesisht LSI-në dhe ndonjë forcë tjetër politike më të vogël, që mund të sigurojë prezencë në parlamentin e ardhshëm.
Por a ka arsye që dikush prej nesh ta mendojë këtë version fyes poshtërues si shpëtimtar për Partinë Demokratike? Sepse i bie, as më shumë e as më pak, por të pranosh që opozita e bashkuar sot, të zëvendësojë LSI-në, dhe të mbetet në mëshirën e Edi Ramës për të lëpirë ndonjë kockë pushteti. A ka kuptim që ky skenar (mbi të gjitha me probalitet shumë afër zeros) të konsiderohet si rimorkiator fushate për Partinë Demokratike?Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast JO.
Sepse unë mendoj që Partia Demokratike dhe blloku opozitar i bashkuar në siglën e saj ka vetëm një detyrim sot, të fitojë zgjedhjet dhe ta dërgoje Edi Ramën dhe qeverinë e tij të dështuar dhe të korruptuar aty ku i takon, në opozitë, madje të gjatë, që të ketë mundësi të shkundet tamam. Dhe ky nuk është asnjëherë mision i pamundur, të ketë nevojë patjetër për një dalje rezervë.
Për fat të mirë, dëshmitari dhe bashkautori i vetëm i palës sonë për marrëveshjen, Lulzim Basha, nuk e ka thënë kurrë dhe as e ka lënë të nënkuptohet ndonjëherë një gjë të tillë. Dhe kjo e bën të thjeshtë ekuacionin.
Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike e kanë shumë më të lehtë të degjojnë kryetarin e tyre, i cili nuk ka asnjë arsye dhe asnjë interes, që t'i mashtrojë, sesa këdo tjetër, që për shkaqe rehatie, moskuptimi apo keqkuptimi, mund ta cmobilizojë me ose pa dashje aksionin politik të opozitës. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, duke e theksuar dhe përsëritur vazhdimisht se bashkëqeverisja me Partinë Socialiste nuk mund të jete dhe nuk është një opsion. Sepse ndryshe, i bie që të pranojmë se Republika e Re do të ketë kryeministër Edi Ramën. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse Partia Demokratike mund dhe duhet t'i fitojë zgjedhjet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38