Flash News

KRYESORE

Patozi: Mos prisni mrekulli në shtator, janë të njëjtët personazhe që shkaktuan krizën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, nuk beson se në muajin shtator do të ndodhë ndonjë mrekulli sa i përket zgjidhjes së krizës në vend.

Dhe kjo sepse sipas tij, nuk mund të vijë zgjidhja nga të njëjtët personazhe përgjegjës për situatën dëshpëruese në të cilën ndodhet vendi.

Në një status në faqen e tij në Facebook, ai kujton se “në çdo vend tjetër do t’i kishin hedhur në plehra disa herë të gjitha qeveritë e korruptuara, bashkë me opozitat e paafta korresponduese.”

Statusi

PËR ATA QË PRESIN “MREKULLINË” E SHTATORIT

Nuk mbahet mend sa vite u bënë që në vjeshtë premtohen të ndodhin zhvillime të papara politike, për të cilat flitet se do t’ia ndryshojnë si me magji faqen Shqipërisë.

Ato nuk realizohen kurrë, por kjo nuk i pengon aspak fantazistët për t'ia nisur nga e para, sa herë që mbarojnë ditët e nxehta të verës.

Duke na kujtuar një melodi të vjetër të viteve të fundit të komunizmit me titullin patetik “Mirupafshim në shtator”, ndër të rrallat krijime të huaja, që konsideroheshin muzikë e parrezikshme dhe e lejuar nga regjimi i asaj kohe.

E bukura qëndron se këto ngjarje të kaq shumë ëndërruara pritet të vijnë nga të njëjtët personazhe dhe forca politike, që fajësohen dhe mbahen përgjegjëse për gjendjen dëshpëruese të vendit deri më 31 gusht.

A thua se për ta ka qenë problem stina, që na kanë sjellë peshqesh kriza dhe skandale të tilla të rënda, të cilat në çdo vend tjetër do t’i kishin hedhur në plehra disa herë të gjitha qeveritë e korruptuara, bashkë me opozitat e paafta korresponduese.

Të fundit