Flash News

KRYESORE

Patozi nuk beson te marrëveshja e palëve për reformën zgjedhore: Thonë fituam pas vetëvrasjes politike

Patozi nuk beson te marrëveshja e palëve për reformën

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 me gazetarin Sokol Balla, është ndalur te marrëveshja e maxhorancës me opozitën mbi reformën zgjedhore.

Edhe pse e sheh si pozitive marrëveshjen, Patozi nuk  beson se ajo do të sjellë ndryshimin. Ai shprehet se palët tani thonë fituam, por ndërkohë ka vite që kanë bërë ‘një vetëvrasje politike’.

‘Ka një lajm të keq. Ata janë ulur në tryezë për të mos ndryshuar asgjë’, tha Patozi.

 “Demokratët nëse e pranojnë me kosto kaq të madhe, në këtë tyrezë u shtua Petrit Vasili dhe e vetmja shtesë është Rudina Hajdari.

Ka një bilanc të frikshëm. Dy forca politike kanë bërë një vetëvrasje politike dhe humbëm 6 vjet e gjysmë. Të mendosh që gjithë këto humbje dhe këta thonë fituam. Edi Rama është viktimizuar për një kauzë.

Gjithë njerëzit që kanë mbajtur frymën tani janë më të qetë. Se ata thonë që shqiptarët po merren vesh”, shtoi më tej.

Të fundit