Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Patozi nuk tërhiqet: Do sjellim prova të reja kundër Bashës; në PD hyjmë kur të duam
Astrit Patozi nuk tërhiqet nga sulmet dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit u rikonfirmuar si kryetar i PD-së me shumicë votash.
Nëpërmjet një reagimi, Patozi paralajmëron për prova dhe dëshmi të reja që sipas tij tregojnë manipulimin masiv të procesit të votimit më 22 korrik. Ai ka kritikuar edhe Eduard Selamin, të cilin e konsideron “kandidat farsë”.
Sa i përket ftesës së Bashës për të bashkëpunuar “me ata që kanë humbur rrugën”, Patozi thekson se askush nuk mund t’i mbyllë derën e PD-së.
Reagimi i Astrit Patozit:
EDHE VETË FARSA U MANIPULUA. DEMOKRATËT DUHET TË VENDOSIN FATIN E PD
Farsa e 22 korrikut me zgjedhjet tona e bën më të fortë nevojën e reflektimit të çdo demokrati për të kuptuar se kriza e Partisë Demokratike, jo vetëm nuk është zgjidhur, për është thelluar akoma më shumë. Ne vijojmë të jemi të bindur se edhe sikur të kishte qenë një proces shumë korrekt në aspektin teknik, ajo nuk do të kishte qenë kurrësesi një garë, sepse mungonin garancitë më minimale që anëtarët e Partisë Demokratike të votonin lirisht për alternativën më të mirë.
Por e keqja është se as konkurrim me Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit nuk pati. Pamjet e rënda të personave që votonin nga 2, 3 apo më shumë herë kanë bërë tashmë xhiron e Shqipërisë dhe të botës. Ato janë të mjaftueshme për të treguar se ajo që ndodhi më 22 korrik vetëm me zgjedhjet nuk kishte lidhje. Mbushja e kutive ka qenë një fenomen masiv në çdo qendër votimi, që do të thotë se rezultati i votimit nuk përputhet fare me votën e demokratëve dhe kjo e bën dyfish më të kompromentuar pozicionin e Lulzim Bashës, i cili pretendon se është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike.
Tanimë ai ka në kurriz jo vetëm përgjegjësinë e humbjes së 25 qershorit dhe të farsës së 22 korrikut, por edhe të trukimit banal dhe brutal të kësaj të fundit. Lulzim Basha nuk kishte asnjë merak, sesa vota do të merrte rivali i tij falso, por ai kishte vetëm një problem, të rriste me çdo çmim pjesëmarrjen e votuesve. E cila do t'i shërbente në radhë të parë për të dëshmuar se Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike nuk është shumicë, pasi ne kishim bërë thirrje për ta refuzuar farsën e 22 korrikut. Por edhe për të treguar se demokratët nuk e kishin përjetuar shumë keq humbjen e 25 qershorit dhe se ata ia kishin falur shumë shpejt kryetarit të tyre atë.
Këto kanë qenë arsyet që votimet e së shtunës në PD prodhuam atë rezultat qesharak, i cili nuk përfaqëson aspak vullnetin e anëtarëve të Partisë Demokratike, por vetëm dëshirën e Lulzim Bashës për t'u paraqitur i fortë, në kulmin e rënies së karrierës së tij politike. Në krahasim me 4 vjet më parë, kur kishte vërtetë një garë reale mes kandidatëve, dhe askush nuk e dinte se si do ta drejtonte ai partinë, Lulzim Basha mori të shtunën 20 mijë vota më shumë, ose mbi 50 përqind, ndërkohë që vinte pas humbjes më të thellë në histori të PD.
Ka shumë prova që dëshmojnë manipulimin masiv me votat e demokratëve më 22 korrik. Me siguri që ditët në vazhdim do të sjellin dëshmi të reja, sepse përmasat e fenomenit dhe arroganca e të porositurve për ta çuar në vend urdhërin ka qenë ekstreme. Tashmë është e qartë për të gjithë se mirë që nuk kishte garë, por edhe vetë farsa u manipulua.
Dhe pyetja është a e zgjidh kjo krizën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, pas humbjes katastrofike të 25 qershorit? Kurrësesi, jo. Koha na dha të drejtë shumë shpejt, sepse ndodhi gjithçka siç e patëm paralajmëruar. Në deklaratat e djeshme të dy kandidatëve në farsë nuk ishte e lehtë të dalloje se kush ishte më i gëzuar, ai që kishte humbur, apo ai që kishte fituar. Por kjo nuk ka shumë rëndësi tani.
Demokratët nuk u lejuan dje të shprehen se si e duan të ardhmen e partisë së tyre. Në radhë të parë se Lulzim Basha pengoi garën. Por jo vetëm kaq.
Edhe ata demokratë që zgjodhën të votojnë të shtunën, dhe ishin në të drejtën e tyre ta bënin, u fyen rëndë dhe u poshtëruan, sepse vota e tyre u shumëfishua, përmes mbushjes së kutive dhe provesverbaleve. Tani ne kemi një problem shumë të madh legjitimiteti dhe kjo e bën edhe më të pashpresë perspektivën që kemi përpara.
Sipas nesh, mbajtja e përgjegjësive, analiza serioze dhe pastaj gara e drejtë e barabartë, është e vetmja recetë shërimi për Partinë Demokratike. Ne do të luftojmë fort që këto standarte të arrihen sa më shpejt, sepse lëvizja jonë ka vetëm një qëllim, mbajtjen bashkuar dhe ringritjen e forcës sonë politike. Natyrisht, kjo nuk mund të ndodhë, as nën mëshirën dhe as në dëshirën e Lulzim Bashës. Ne jemi të hapur që të punojmë me çdo anëtar të Partisë Demokratike, dhe me atë vetë, por kurrësesi me statusin e "atyre që kanë humbur rrugën", sepse përfaqësojmë shumicën e demokratëve, të cilët janë të lënduar nga humbja e 25 qershorit dhe nga farsa e 22 korrikut.
Ne nuk do t'i marrim kujt leje për të shkuar në shtëpinë tonë dhe do të hyjmë pa trokitur gjithmonë atje edhe sikur derën ta gjejmë të mbyllur. Partia Demokratike është aset kombëtar, por ajo në radhë të parë është pasuria e mijëra demokratëve, të cilët janë edhe aksionerët e ligjshëm të saj. Ata dhe vetëm ata do t'i dalin zot investimit të tyre për të caktuar se kush dhe si do t'i udhëheqë në të ardhmen, në mënyrë që shumë shpejt të përballemi dhe ta mundim kundështarin tonë politik. Por që kjo të ndodhë, ata duhet të jenë të lirë të vendosin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38