Flash News

KRYESORE

Patozi: Përse Rama nuk tha në Skrapar se si njerëzit e tij i bënë presion kandidatit tonë?

Patozi:  Përse Rama nuk tha në Skrapar se si njerëzit e tij i

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se kryeministri Edi Rama nga Skrapari ku bëri fushatë, duhet që të tregonte edhe arsyet se përse u tërhoq nga gara për kryetar bashkie kandidati i BD.

Sipas kjo ndodhi sepse njerëzit e Ramës në Skrapar detyruan kandidatin e partisë së tij të largohej nga gara pas një presioni të fortë të tipit mafioz të përfaqësuesve të “Rilindjes” në atë bashki.

Statusi

ÇFARË NUK THA EDI RAMA SOT NË SKRAPAR?

Po shoh që lideri suprem paska qenë për fushatë në Çorovodë sot dhe paska thënë ato gjërat e mërzitshme, që përsërit kudo, për çlirimin e dytë që po i bën Shqipërisë “Rilindja”.

Por nuk ka thënë asnjë gjysëm fjale se përse në atë bashki nuk ka sot garë, por do të ketë vetëm një kandidat. Në fakt, do të kishte qenë e vetmja përgjigje që kanë pritur qytetarët dhe banorët e Skraparit sot prej tij.

Sepse nuk ia ka bërë zemra ta thotë që në Çorovodë kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE u tërhoq papritur, pasi njerëzit e Edi Ramës në Skrapar, nuk donin që atje të kishte zgjedhje, por thjesht votime. Ai u detyrua të largohej nga gara pas një presioni të fortë të tipit mafioz të përfaqësuesve të “Rilindjes” në atë bashki.

Dhe ne po e lemë timonierin t’i gëzohet fitores së tij në tavolinë për Bashkinë e Skraparit dhe sidomos faktit që po ia shkëput këtë nga thonjtë rivales së vet të egër brenda së majtës, LSI-së.

Por jemi të sigurt, se kjo do të jetë një fitore si e Pirros, që nuk vlen vetëm për Skraparin.

Rënia e sigurt e Edi Ramës ka nisur dhe atë nuk e shpëton dot rezultati i 30 Qershorit.

Të fundit