Flash News

KRYESORE

Patozi: Politika shqiptare ka nevojë për demokratizim dhe çbunkerizim të partive

Patozi: Politika shqiptare ka nevojë për demokratizim dhe

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi nëpërmjet një statusi në facebook ka kritikuar ashpër demokracinë brenda partive politike në vend, duke iu referuar një studim të Insitutit të Studimeve Politike, të drejtuar nga Afrim Krasniqi për zgjedhjet e 22 korrikut.

Sipas Patozit mungesa e demokracisë në këto zgjedhje do të shërbejë si frymëzim në të ardhmen për studiuesit dhe politiologët, pasi sipas tij kjo ishte një farse e pazbardhur.

Statusi i plotë:

ZGJEDHJET E 22 KORRIKUT DO T'I FRYMËZOJNË GJATË STUDIUESIT DHE POLITOLOGËT

Një studim për të mos u humbur i Afrim Krasniqit, ku shpjegohet shumë profesionalisht se kriza e demokracisë tek partitë tona shkakton efekte të rënda për shtetin, sistemin dhe shoqërinë tonë. Autori e merr shtysën kryesisht tek zgjedhjet e brendshme të dy partive të mëdha, duke pasur preçedencë Partinë Demokratike. Jo thjesht për shkak të nostalgjisë, që e lidh me të, por më shumë për arsye të flagrancës së çudive dhe trukimeve, që u vunë re në farsën e 22 korrikut. Studimi trajton me detaje të gjitha shifrat absurde, që çojnë automatikisht në deduksionin se zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike u manipuluan fare trashë. Krahasimi me rezultatet e opozitës në zgjedhjet politike, të cilat ishin mbajtur më pak se një muaj më parë, e bëjnë fare qesharake "fitoren" e Lulzim Bashës.

Kam bindjen e plotë se zgjedhjet e 22 korrikut do të shërbejnë për një kohë të gjatë si referencë negative për studiuesit dhe politologët, ndonëse ka ende thagma të pazbardhura për to. Ato janë shembulli tipik i nevojës që ka politika shqiptare për një shkundje të fortë, që fillon me demokratizmin dhe çbunkerizimin e partive. Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka marrë përsipër që ky aksion i madh politik të nisë me reformimin e së djathtës.

Të fundit