Flash News

KRYESORE

Patozi rikthehet me kërcënime ndaj Bashës: Prano platformën ose demokratët me lëvizje të re politike

Patozi rikthehet me kërcënime ndaj Bashës: Prano platformën

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi është rikthyer më kërcënime ndaj kryetarit Lulzim Basha, duke paralajmëruar për një lëvizje të re politike. Në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Patozi tha fillimisht se kjo lëvizje e pretenduar brenda PD-së do të përfaqësohet në të ardhmen në Kuvend sepse është një nevojë kombëtare. Ish-deputeti u shpreh bindur se nëse Basha nuk e pranon propozimin e tij, në Shqipëri do të ketë një lëvizje që do të shkundë sistemin.

Pjesë nga deklarata e Patozit:

Unë besoj që PD mund të gjejë forca për t’u bashkuar, pasi nuk mund të paragjykoj askënd, përfshi këtu Lulzim Bashën, për të cilin kam shumë rezerva por nuk kam asgjë personale. Kjo nevojë e përfaqësimit të së djathtës, çfarë do fati që të ketë lëvizja jonë, do të vijë koha që të përfaqësohet, sepse është nevojë sociale në Shqipëri sot. Parlamenti nuk reflekton raportin e të djathtës dhe të majtës në Shqipëri. Parlamenti dhe shteti nuk reflekton nevojën e shoqërisë për një shtet modern dhe demokratik. Kanabizimi, inkriminimi dhe korrupsioni janë probleme që afrontohen përmes një lëvizje të fortë politike, që shpresoj se do të vijë nga e djathta sepse PD-së i takon për historinë që i ka patur dhe faktit që sot është në opozitë. Nuk fola as për veten dhe as për fatin e lëvizjes për PD, jam i prirur që kjo lëvizje të arrijë disa nga objektivat. Nëse nuk ndodh jam i sigurt që politikën shqiptare do të prodhohet një forcë tjetër që do ta shkundë sistemin sepse kjo është një nevojë që e kalon PD. Nëse do të ketë një pranim nga PD do të ishte shumë e mirëpritur, pastaj nuk është më problemi ynë. Ne kemi detyrim pastaj që të përfaqësojmë këtë masë demokratësh. Jam i sigurt që kjo masë demokratësh që dalin jashtë PD do të vijë shumë shpejt dita që do të përfaqësohen, pasi është nevojë kombëtare.

Të fundit