Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Patozi shkruan për Kadarenë dhe "hakmarrjen" e Kakusë: Kasapët sot punojnë në zyrat e larta të shtetit
Deputeti i Partisë demokratike Astrit Patozi ka reaguar për debatin lidhur me një letrën e shkrimtarit Ismail Kadare shkruar në kohën e komunizmit kundër motrës së tij.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Patozi shkruan se njeh nga afër motrën e Kadaresë, Kadrien dhe quan këtë “hakmarrje të vogël”.
Sipas Patozit shqiptarët kanë vuajtur shumë nga e kaluara dhe nuk mund të mbajë në kurriz deputetë, ministra, gjykatës dhe nëpunës të tjerë të lartë, madje as analistë dhe gazetarë, që janë të implikuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
“Kjo shoqëri, që ka hequr shumë nga e kaluara, nuk mund të mbajë në kurriz deputetë, ministra, gjykatës dhe nëpunës të tjerë të lartë, madje as analistë dhe gazetarë, që janë të implikuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit” shkruan Patozi.
Reagimi i Patozit:
DY FJALË PËR DOSJET, KADARENË DHE "HAKMARRJEN" E KAKUSË
Ismail Kadarenë nuk e kam takuar kurrë, por me mjafton vepra e tij për ta konsideruar se e njoh mjaftueshëm. Ndërsa me motrën e tij, Kadrien (Kakunë), kam kujtime te pashlyeshme, kur punonim bashkë, një herë e një kohë, tek gazeta "Albania".
Megjithëse një grua e superkulturuar dhe me shumë personalitet, Kakuja e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj e trajtuar si motra e Ismailit. Dhe kjo nuk është ndonjë çudi, sepse ky është fati, kudo në botë, i të gjithë atyre, që rriten apo gjenden nën hijen e të famshmëve.
Por ka disa ditë, që për herë të parë ndoshta, po "shijojmë" inversin e kësaj ligjësie universale. As më shumë e as më pak, por Ismail Kadareja po trajtohet sot si vëllai i Kakusë. Dhe e gjitha ngjan si "hakmarrje" pa dashje e motrës për të vëllain, pas kaq vitesh "persekutimi".
Arsyeja është një letër e shkrimtarit të madh në adresë të diktatorit Hoxha, këtu e 37 vjet të shkuara, me subjekt pikërisht motrën e tij. E cila askokohe rrezikonte seriozisht burgun, për shkak se fliste papushim kundër regjimit në përgjithësi, por ç'ishte më e keqja, kundër Enverit në veçanti.
Unë nuk dua të merrem me debatin e ndezur, që ka shpërthyer në Shqipëri, nëse bëri mirë apo bëri keq Ismail Kadareja që e dërgoi letrën, aq më tepër kur ai vetë e ka sqaruar në mënyrë të qartë, si qëllimin ashtu edhe rrëthanat e shkrimit të saj.
Por më bën përshtypje një gjë në këtë histori. Si ka mundësi të ketë ende njerëz në Shqipëri që të gjejnë më shumë faj tek një letër e pafajshme e shkrimtarit, se sa tek ata që bënë krimet më mostruoze në të gjithë ish-Lindjen komuniste?
Shumë prej kasapëve të diktaturës janë ende gjallë dhe jo pak syresh punojnë në institucione të larta të shtetit, madje japin edhe drejtësi, moral, po se po, dhe pak ose aspak flitet për ta. Janë me qindra ata që, jo vetëm kanë dhënë vendime të përbindshme, por edhe kanë marrë pjesë aktive në torturimin çnjerëzor të "armiqve të klasës", që sot, jo vetëm kanë funksione të nderuara, por na japin edhe leksione demokracie.
Para rreth një viti parlamenti miratoi ligjin për hapjen e dosjeve, i cili natyrisht që nuk kishte për qëllim ta zgjidhte raportin e shoqërisë dhe të shtetit shqiptar me të shkuarën komuniste, por thjesht të bënte sikur. Sepse nuk mund të pritej që këtë ta bënte e majta e Edi Ramës.
I qartë për mangësitë e tij, por sidomos për qëllimin e mbrapshtë nga u nisën për ta miratuar, kam thënë atëherë se edhe atij ligji të keq mund t'i merret diçka e dobishme për vendin. Dhe sot, duke ndjekur me trishtim debatin e stisur të letrës së Kadaresë për të shfajësuar Kakunë në vitin 1980, jam shumëfish i bindur për këtë. Të paktën disa institucione mund t'i kishim pastruar nga fosilet e Sigurimit të Shtetit, operativë apo bashkëpunëtorë qofshin ata. Duke nisur nga parlamenti, dhe duke vazhduar pastaj me të tjerat.
Disa muaj më parë i kërkova publikisht kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, që t'i drejtohej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit për të hapur dosjet e të gjithë deputetëve, por nuk pati asnjë reagim. Ka ende kohë për ta bërë këtë dhe nuk kemi pse presim shtatorin, kur të mblidhet parlamenti i ri. Kjo shoqëri, që ka hequr shumë nga e kaluara, nuk mund të mbajë në kurriz deputetë, ministra, gjykatës dhe nëpunës të tjerë të lartë, madje as analistë dhe gazetarë, që janë të implikuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Është e pakapërdishme që ne i kushtojmë kaq shumë energji dhe kohë një letre të Ismail Kafaresë pa pasoja (sepse as Kakuja dhe as ai vetë nuk u arrestuan), ndërkohë që kemi gati para syve me miliona dokumente gjëmash, të cilat kanë çuar mijëra njerëz në litar, në pushkatim, burgje dhe internime.
Lexova diku një lajm ku citohej Auroriteti për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit të thonte se deri tani janë çuar njoftime për rreth 600 zyrtarë, të cilët kanë rezultuar me probleme të pastërtisë së figurës. Nuk dua të dyshoj në përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e kryetares Genta Sula, për të cilën kam respekt, por druaj shumë se gjetjet e Autoritetit, edhe nëse ai punon me kapacitet të plotë, do të merren seriozisht dhe nuk do të përdoren në mënyrë selektive nga kjo qeveri.
Dhe për sa kohë nuk do të ketë vullnet të fortë politik për t'u ndarë realisht me të shkuarën, mos u çudisni kur të na serviren herë pas here letra si ajo e Ismailit, që i drejtohej Enverit për Kakunë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38