Flash News


KRYESORE

Patozi shpalos propozimet për Reformën Zgjedhore: Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të zgjidhur krizat  

Patozi shpalos propozimet për Reformën Zgjedhore: Zgjedhjet janë

Astrit Patozi, i partisë më të re ‘Bindja Demokratike’ ka publikuar propozimet për ndryshimin dhe reformimin e thellë të Reformës Zgjedhore.

Sipas këtij draft-propozimi, sistemi aktual politik e ka goditur demokracinë, në radhë të parë brenda partive politike, duke shkaktuar pasoja të rënda në gjithë shoqërinë shqiptare.

“Është një qark i mbyllur, që ka nxitur degradimin intelektual, servilizmin dhe klientelizmin, duke vrarë konkurrencën dhe qarkullimin e elitave politike në vend. Për të gjitha këto arsye është e domosdoshme që të rikthehet pesha e votës së qytetarit në vendimmarrjen politike, si brenda partive, ashtu edhe në institucionet e shtetit”, thuhet në propozimin, i dorëzuar tashmë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore

Disa nga propozimet janë:

Sistemi politik, proporcional kombëtar me lista të hapura

Rregulla dhe sanksione të forta për funksionimin, financimin dhe zgjedhjet e partive politike

Rrëzimi i “pathyeshmërisë” së kryeministrit në parlament dhe qeveri teknike para zgjedhjeve

Kufizimi i mandateve të kryeministrit (opsionale)

Votimi i detyrueshëm do ta rriste presionin e qytetarit mbi qeverinë dhe mbi politikën në pergjithësi

Transparenca e financimeve dhe ulja e kostos së fushatave

Depolitizimi i administrimit të zgjedhjeve dhe rikthimi i kqz-së në organ kushtetues

Numurimi i njëkohshëm dhe nxjerrja e shpejtë e rezultatit (votimi elektronik, më i preferuari)

Të fundit