Flash News

KRYESORE

Patozi, si dhelpra e La Fontaine: Ndjehem i çliruar që Basha nuk më vendosi në listë

Patozi, si dhelpra e La Fontaine: Ndjehem i çliruar që Basha nuk

Ka katër muaj që nuk la gjë pa thënë për Bashën e PD-në, sa me statuse në rrjetin social, intervista, me konferenca, vetëm e vetëm pse Basha nuk e përfshiu në listën e deputetëve të PD-së. Ndërsa sot, befas, si ajo historia e dhelprës me rrushin, e fabulistit La Fontaine, ndërroi mendim.  Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka deklaruar se ndihej i çliruar në lidhje me mospërfshirjen në listën e deputetëve nga kreu i asaj partie, Lulzim Basha.

Ai tha sot në “Oktapod” të Turjan Hyskës në “Vizion Plus” se kur pa grupin parlamentar të PD-së të Bashës në seancën e parë.

“Kur e mësova në fillim që nuk isha në listën “Basha”, kisha një lloj keqardhjeje, pasi mendoja se isha ende i zoti të qëndroja në fushë. Me kalimin e kohës, me prezantimin e grupit të PD-së, jam ndjerë i çliruar që nuk isha pjesë e asaj mbledhjeje ku rodhën votat”, tha Patozi.

Të fundit