Flash News

KRYESORE

Patozi sulmon Bashën: Çfarë pune ke me zgjedhjet, kur s’ke ndërmend të marrësh pjesë?

Patozi sulmon Bashën: Çfarë pune ke me zgjedhjet, kur

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, duke i kërkuar llogari se pse flet për zgjedhjet kur nuk ka ndërmend që të marrë pjesë në to, referuar dates 13 tetor.

“Lëri të ankohen vetë ata, që të paktën formalisht kanë shprehur dëshirën të konkurrojnë më 13 tetor, sepse njohin dekretin e dytë të Presidentit. Kurse ti nuk njeh, as të parin, as të dytin, dhe një Zot e di kur mund të të dalë frika e të futesh ndonjëherë në zgjedhje”, shkruan Patozi.

Në fund, Patozi i kërkon Bashës të heshtë pasi nuk është arbitër që të gjykojë të tjerët, kur vetë është pale e interesuar per te marre pjese.

Në një reagim, PD e quajti KQZ-në vegël të Edi Ramës, pasi nuk po përgatit infrastrukturën për zgjedhjet e 13 tetorit – datë e dekretuar nga presidenti i republikës Ilir Meta.

“PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike”, shprehej selia blu.

Reagimi i plotë:

Eh mor jurist, sa shpejt që rrjedhin kohërat në këtë vend!

Dy muaj më parë i kërkoje llogari KQZ-së se përse na regjistronte ne si parti për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Tani po i hakërrehesh të njëjtit institucion se përse nuk po i regjistron disa parti, që duan të garojnë më 13 tetor.

Dekret Presidenti kishte atëherë, të tillë ka edhe tani. Nuk po i hyjmë diskutimit të nxehtë, që vetë ke thënë se i përket Gjykatës Kushtetuese, për cilësinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të Ilir Metës. A mund të na shpjegosh se si i dallon dekretet e Presidentit në janë të mirë apo jo, se mbase na shërben edhe ne të tjerëve?

Por mbi të gjitha, na hiq një kuriozitet! Çfarë pune ke ti me zgjedhjet, në të cilat nuk ke ndërmend të marrësh pjesë? Lëri të ankohen vetë ata, që të paktën formalisht kanë shprehur dëshirën të konkurrojnë më 13 tetor, sepse njohin dekretin e dytë të Presidentit. Kurse ti nuk njeh, as të parin, as të dytin, dhe një Zot e di kur mund të të dalë frika e të futesh ndonjëherë në zgjedhje.

Jo për gjë, por nuk të ka caktuar njeri arbitër për asgjë në këtë vend, dhe kjo vlen sidomos për proceset elektorale, ku me zhvillimet e fundit, e meriton plotësisht titullin e palës së painteresuar.

Të fundit