Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Patozi tregon se kur do largohet nga politika: Basha nuk ikën në rast humbjesh më 25 prill
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi gjatë një interviste në “Politikon” me gazetarin Alfred Lela, ka folur se kush mund të largohet nga politika, Rama, Basha apo ai në rast humbjesh në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Patozi tha se në rast se partia e tij, nuk arrin objektivat më 25 prill, do marrë përgjegjësitë e tija dhe vendimi mund të jetë dhe largim i përhershëm nga politika.
Lidhur me kundërshtarët e tij, Rama-Basha, Patozi tha se është më e lehtë të ikë Rama nga politika sesa Basha në rast humbjesh, pasi sipas tij, kryedemokrati ka dhënë prova se nuk ia ndjen për rezultatin.
“Në rast se ne nuk arrijmë objektivat tona sigurisht që unë do marr vendimin e duhur, që mund të jetë dhe largim i përhershëm nga politika, por sigurisht që unë nuk i shkoj kësaj ideje. Ne mendojmë që objektivat që nuk janë të njëjta me të PD-së dhe PS-së ne do t’i realizojmë. Në rast se kjo nuk ndodh, sigurisht që unë do marr përgjegjësitë e mia në vetën e parë, për të tjerët unë nuk mund të flas. Nëse iu doni një parashikim unë mund të them që është më e vështirë të ike Lulzim Basha sesa Edi Rama në rast të humbjes. Unë nuk shikoj se Lulzim Basha mund të iki edhe në një humbje edhe më të keqe sesa në zgjedhjet e 2017-tës. Mendoj se Lulzim Basha do të vazhdojë. Qofsha i gabuar, ndoshta ai ka ide tjetër. Unë nuk e uroj humbjen e tij. Midis të dy humbjeve do të zgjidhja humbjen e Edi Ramës, por mendoj që është më kollaj të ikë Edi Rama nga politika në rast humbjeje sesa Lulzim Basha. Basha ka dhënë prova që nuk ia ndjen për rezultatin, ka objektiva aritmetik, nuk ka objektiva që kanë të bëjnë me interesin publik, i ka objektivat financiar. Në finale ecën me idenë që një gjë që fitohet pak, është më mirë se një gjë që s’fitohet fare.” tha Patozi.
https://www.facebook.com/politiko.al/videos/3401671266559895/