Flash News

KRYESORE

Patozi vazhdon sulmet: I kam thënë Selamit, do të hyjë në histori si njeriu famkeq

Patozi vazhdon sulmet: I kam thënë Selamit, do të hyjë

Astrit Patozi i ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo” ka vazhduar sulmet ndaj të dy kandidatëve për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Patozi nuk i ka kursyer kritikat si ndaj Bashës ashtu edhe ndaj Selamit, ku për këtë të fundit është shprehur se do të hyjë në histori si njeriu famkeq që shërbeu që Basha të vidhte mandatin e kryetarit.

“Unë ia kam thënë Selamit, që do të hyjë në histori si njeriu famkeq që shërbeu që Basha të vidhte mandatin e kryetarit. Maqo Lakrori i shërbeu Ramës atë kohë, ndërsa sot çdo kandidaturë që do i dilte Bashës do ta munde, prandaj ka nevojën e Selamit.

Unë nuk e përjashtoj që sipas meje duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por në krahasim me Bashën është si nata me ditën, pasi Rama shkoi dy mandate larg pushtetit atë kohë dhe përmasat e humbjes ishin të vogla. Edi Rama e mori PS në një stad më të ulët se ku e coi në 2009, por partive PS dhe PD nuk u lejohet humbja, ose nëse ndodh duhet të mbajnë përgjegjësi. Basha mori në magazinën e Berishës 57 mandate dhe në krye të 4 viteve e çoi në 43 dhe jo jemi në rezultatin më të ulët historik.”

Të fundit