Flash News

KRYESORE

Patozi zbulon mesazhin e dërguar, por jo personin: Kam frikë se prish paanësinë e Gjanës

Patozi zbulon mesazhin e dërguar, por jo personin: Kam frikë se prish

Astrit Patozi i cili tashmë dukshëm i përket një rryme tjetër nga dy kandidatët për kryetar partie në PD, sapo ka publikuar në Facebook një mesazh që i ka mbërritur.

Patozi tregon sms e dërguar nga miku të tij, i cili i ka shkruar se Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda parties, shkruan Patozi, teksa shton se emerin e autorit nuk e tregon, pasi sipas tij  mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.

Postimi i plotë

PSE NUK E TREGOJ AUTORIN E BATUTËS

Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”

Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë. Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.

Të fundit