Flash News

KRYESORE

Patozit i ka humbur qetësia, shkruan në facebook, kur dhe me kë ha drekë

Patozit i ka humbur qetësia, shkruan në facebook, kur dhe me kë

Kryesuesi i grupit anti-Basha, Astrit Patozi, edhe kur nuk ka se ç’të thotë, shpik lajme.  I mjaafton FB për të qenë në qendër të vëmendjes. Ja statusi i tij:

Sot hënga drekë me autorin e batutës së djeshme. Jo për atë shkak, por se ashtu qëlloi dhe na u përputhen “agjendat”. Përfitova nga rasti dhe e pyeta, nëse mund ta bëja publik emrin e tij, tani që rezultoi se gjetja ishte e sukseshme. “Kam pasur kërkesa të pafundme nga anëtarë dhe figura të Partisë Demokratike, që janë kuriozë të dinë se kush ishte autori i batutës, i thashë unë. Por ma preu shkurt: “Ore, të mos merren për të më gjetur mua ata, se nuk ka rëndësi fare, por të gjejnë njeriun që fiton garën me partitë e tjera, se ai është hall.”

Batuta e djeshme ishte: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”

Të fundit