Flash News

KRYESORE

Patriarku i Moskës pezullon marrëdhëniet me Konstandinopojën; njohja e Kishës Ukrainase mund të sjellë skizmën

Patriarku i Moskës pezullon marrëdhëniet me

Patriarku Kirill i Moskës dhe i gjithë Rusisë do të pezullojë marrëdhëniet me Patriarkun Bartholomeë të Konstandinopojës, gjithsesi, komunikimi midis dy kishave nuk do të ndërpritet plotësisht. Shkak është bërë vendimi i Patriarkanës së Konstandinopojës për të njohur autoqefalinë e Kishës ortodokse të Ukrainës, që deri më tani ka qenë në varësi të Moskës.

“Ne do të pezullojmë performancat e përbashkëta me drejtuesit e Patriarkanës së Konstandinopojës, do pezullojmë pjesëmarrjen tonë në të gjithë strukturat që drejtohen apo bashkëdrejtohen nga përfaqësuesit e Patriarkanës së Konstandinopojës” deklaroi një zyrtar i lartë i Kishës Ruse.

Moska e konsideron një situatë shumë të rrezikshme për të gjithë botën ortodokse konfliktin e krijuar së fundmi me Konstandinopojën. Ortodoksët rusë kanë kërcënuar edhe me skizmë nëse njihet pavarësia e kishës ukrainase.

Të fundit