Flash News

KRYESORE

Patriarku serb: Vuçiç po lufton si luan për Kosovën në kushte të pabarabarta

Patriarku serb: Vuçiç po lufton si luan për Kosovën

Patriarku serb Irinej  ka bërë deklarata të shumta kundër Kosovës. Këtë herë ai ka provokuar duke i thurur lavde presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili sipas tij po lufton si luan për Kosovën, ndonëse në kushte të pabarabarta.

“Shpresa dhe ngushëllimi dëshmojnë se ai vazhdimisht deklaron se nuk do të imponojë vullnetin e tij dhe zgjidhjet e tij të mundshme, por do të respektojë vullnetin e tij dhe popullit edhe nëse nuk pajtohet me të. Kisha, sipas natyrës së saj, nuk merr vendime politike dhe shtetërore, por ka të drejtë dhe madje edhe më shumë detyrë të tregojë kritere dhe vlera të përjetshme, para së gjithash në shërbim të drejtësisë, lirisë, paqes dhe jetës për të gjithë”, tha ai për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”.

Të fundit