Flash News

KRYESORE

Paulin Sterkaj del nga spitali, merr çmim nga Donald Trump

Pak pasi shëndeti i tij u përmirësua dhe la spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë ku ishte shtruar prej ditësh, deputeti i PS, Paulin Sterkaj është nderuar me çmim nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Ky nderim ndaj deputetit vjen me motivacionin për arritje në jetë dhe në shenjë mirënjohje për shërbimet e kryera për amerikanët.

“Përgëzime për marrjen e çmimit nga presidenti Donald Trump për arritje në jetë. Në emër të një kombi mirënjohës ju falënderoj për shërbimet tuaja për amerikanet dhe për personat me ne nevojë. Përmes një shërbimi prej të paktën 4000 orësh keni siguruar vazhdimësinë e angazhimit amerikan për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Ju keni shërbyer si model për shpirtin amerikan. Përmes punës tuaj janë forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe besimit qe i bën bashke njerëzit duke ndihmuar në adresimin e sfidave me te mëdha të kohës tonë.

Teksa reflektojmë në veprat e tuaja të shumta dhe veprat e bamirësisë, kombi jonë merr frymëzim nga ata që i përgjigjen thirrjes për të ndihmuar komunitetet tona dhe kombin tonë. Me përpjekjet tuaja te vazhdueshme amerikan do të mbetet tokë e lirisë dhe e mundësive për të gjithë”, thuhet në motivin e këtij nderimi.

Deputeti Sterkaj ishte në spital prej disa ditësh, për shkak se pësoi ishemi cerebrale. Aktualisht, ai e ka lënë spitalin dhe po rimerr veten në shtëpinë e tij më pranë familjes.

Të fundit