Flash News

KRYESORE

Pavarësia e Shqipërisë, Basha: Përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë para heronjve të lirisë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ditën e sotme ka uruar të gjithë shqiptarët, të gëzojnë 28 nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha teksa ka publikuar një video të flamurit kuq e duke u valëvitur.

Të fundit