Flash News

KRYESORE

Pavarësisht si shkon situata me pandeminë, merret vendimi zyrtar i Festivalit të RTSH-së

Pavarësisht si shkon situata me pandeminë, merret vendimi zyrtar i

Evente e festivale të shumta në të gjithë botën janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Njëjtë ka ndodhur dhe me Eurovision 2020 dhe kjo ngriti pikëpyetje edhe për Festivalin e Këngës në RTSH, pasi Eurovision mori vendimin që shtetet mund të prezantoheshin dhe me këngët aktuale.

Megjithatë pavarësisht se situata vazhdon të jetë e njëjtë, duket se Festivali i RTSH-së do të mbahet në fundvit pavarësisht si do të shkojnë gjërat. RTSH ka hapur konkursit dhe në datat 1 dhe 2 tetor do të pranohen këngët konkurrente në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike festival @rtsh.al dhe më pas do kryhet përzgjedhja nga komisioni i seleksionimit. Çfarë duhet të dorëzojnë këngëtarët?

  1. Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
  2. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
  3. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
  4. Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.
  5. Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live,  për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).
  6. Versioni MIDI FILE i këngës.
  7. Tekstin e plotë.
  8. Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.
  9. Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

Të fundit