Flash News

KRYESORE

“Pavarësisht vështirësive nga pandemia”, ambasada e SHBA mesazh për shërbimin e OSHEE në Shqipëri

“Pavarësisht vështirësive nga pandemia”, ambasada e

Ambasada e SHBA në Tiranë e ka cilësuar cilësor furnizimin me energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe në vendin tonë.

Sipas ambasadës amerikane, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, USAID Albania vazhdon të punojë me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim.

“Kur të gjithë rrinë në shtëpi për shkak të COVID-19, furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike është jetik. Në #Shqipëri, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, USAID/Albania vazhdon të punojë me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim. Mirënjohje për punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona!”, shkruan në një status në FB ambasada e SHBA në Tiranë.

Të fundit