Flash News

KRYESORE

“Pavllo më ndali mua dhe Klajdën në hyrje të Kuvendit”, Kryemadhi lexon letrën e 60 vjeçarit për kryeministrin

“Pavllo më ndali mua dhe Klajdën në hyrje të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku në thelb qëndron përjashtimi i 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, ka lexuar dhe letrën e një 60 vjeçari.

Kryemadhi rrëfen se teksa futej në Kuvend me deputeten Klajda Gjosha, e ka ndaluar një qytetar, Pavllo nga Pogradeci i cili mbante në dorë disa zarfe për kryeministrin dhe gjithë politikanët.

‘Ju lutem zotërinj deputetë. Jam Pavllo, familja ime përbëhet nga 5 persona. Kam dy fëmijë, studentë të cilët mundohet të punojnë por e ka të pamundur....Varfëria kryeministër sjell sherrin në shtëpi, sjell divorce, detyron të kryejnë sjellje të jashtëligjshme”, shkruan ndër të tjera qytetari, në letrën drejtuar politikanëve.

“Pavllo nga Pogradeci bën një rezyme të një realiteti të tmerrshëm që pjesa më e madhe e qytetarëve jetojnë. Harrojeni politikën për një moment po sillini buzeqëshje shqiptarëve sepse po jetojme një realitet shumë të hidhur”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi duke iu drejtuar kolegëve.

Të fundit