Flash News

KRYESORE

“Pazar për hir të stabilitetit pa demokraci?”, Basha i përgjigjet negociatorëve shqiptarë dhe të huaj

“Pazar për hir të stabilitetit pa demokraci?”, Basha i

Lulzim Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kauzat e opozitës pavarësisht kërkesave të vazhdueshme që i vijnë nga ‘negociatorë’ shqiptarë dhe të huaj. Nga çadra para Kryeministrisë, Basha theksoi se nuk do të ketë pazar me Edi Ramën vetëm që në Shqipëri të ruhet stabiliteti pa demokraci.

Kryeopozitari theksoi se ajo që ka lindur më 18 shkurt është shumë herë më e madhe se PD dhe ai vetë.

“Le ta di çdo shqiptar dhe i huaj që më kërkon mua pazar me Edi Ramën për hir të stabilitetit pa demokraci, se duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur më 18 shkurt është më e madhe se PD dhe opozita, më e madhe se Lulzim Basha, e madhe sa Shqipëria dhe shqiptarët. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë tërheqje në kauzën tonë për zgjedhje të liria e të ndershme”, u shpreh i vendosur Basha.

Basha theksoi se politikanët në Shqipëri jetojnë vetëm për interesat e tyre dhe me paratë e shqiptarëve blejnë mediat dhe manipulojnë zyrtarët e huaj.

Denoncimi: Ilir Meta u pagua me 35 mln dollarë për t’u bërë President

 

Të fundit