Flash News

KRYESORE

Pazaret e kokainës, “policia” vret me 3 plumba një shqiptar në Ekuador, viktimë mbeti edhe e shoqja

Ekzekutohet bashkë me bashkëshorten e tij një shqiptar nga Mali i Zi në Ekuador. Portali RTCG shkruan se i vrarë me 3 plumba ka mbetur Fadil Kaçaniç 64 vjeç, ndërsa bashkë me të është ekzekutuar me mjete te forta edhe bashkëshortja e tij, Fatima 63 vjeçe në qytetin Guajakili.

Dyshohet se 64-vjeçari ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pak vite më parë ishte liruar nga burgu për këtë akuzë. Sipas mediave vendase, trupat e tyre janë gjendur pak metra larg vendit ku ata banonin.

Siç transmeton portali ekuadorian “Extra”, vrasësit u prezantuan si policë, duke treguar urdhrin e falsifikuar për kontroll.

“Menduan se kanë kryer krim të përsosur, por i regjistruan kamerat e vendosura në zonën pranë vendit të ngjarjes”, theksoi prokurori Viktor Gonzales.

Dyshohet se krimi ka lidhje me përfshirjen e Fadil Kaçaniç në pazaret e drogës, ndërsa mësohet se gruaja e tij ishte punonjëse në aeroportin Zhoze Zhakin de Olmedo.

Të fundit