Flash News

KRYESORE

Pazari i Roskovecit bëhet me monument, zbulohet tregtari me veshjen tradicionale

Roskoveci në Fier ka festuar ditën e qytetit. Aktiviteti i kthyer atshmë në traditë ka sjellë atmosferë dhe ngjyra në rrugët e qytetit, që përndryshe nuk shënon ngjarje kulturore apo festive. Këtë vit, festa e qytetit është plotësuar edhe me një vepër artistike, një skulpturë që dëshmon historinë e hershme e simbolizon pazarin e Roskovecit. Monumentii një burri me veshjen tradicionale të zonës u zbulua nga  Kryetarja e Bashkise Roskovec Majlinda Bufi, e cila, në fjalën e saj tha “T’i japim jetë traditës, vlerave më të mira që ka Roskoveci. Herën e kaluar inauguruam shtatoren e vajzës myzeqare, sot inauguruam atë që quhet Pazari i Roskovecit.”

Historiani Ilir Gjika nënvizon traditën që përfaqëson monumenti: Pazari i Roskovecit është fjalë simbolike, e cila është futur edhe në fjalorin etnologjik. Kemi të bëjmë me një panair popullor, ku blinin, takoheshin dhe bëheshin lidhje bashkëshortore.”

Ky monument është realizuar nga skulptori i mirënjohur Ilmi Kasemi, i njohur për disa monumente të tjera në Shqipëri, ku më i famshi është ai i Gjergj Fishtës në Lezhë.

Roskoveci njihet si një vendbanim i hershëm dhe që ka pasur popullsi të madhe dhe jetë komunitare.

 

Të fundit