Flash News

KRYESORE

PD akuza qeverisë: Ka dështuar plotësisht që të strehojë njerëzit pas tërmetit (video)

PD akuza qeverisë: Ka dështuar plotësisht që të

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se ka dështuar totalisht që t’u japë strehë mijëra njerëzve, të cilët i kanë banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.  Përfaqësuesit e PD-së, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi shkuan në zonën e Sukthit dhe të Ishmit, ku u takuan me banorët, të cilët u ankuan se e ndiejnë vetën të braktisur.

“Askush nuk ka ardhur të na shohë” është përgjigja që jep secili prej tyre, kur pyeten se çfarë ndihme u ka dhënë qeveria apo pushteti lokal.

Ajo që sjell edhe më shumë shqetësim, është fakti se shtëpitë e pabanueshme dhe të rrezikshme nuk kanë asnjë vlerësim nga autoritetet.

Sipas PD-së “dëshmitë e banorëve te Sukthit dhe të Ishmit provojnë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën, kur po bëhet një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit.”

Të fundit