Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD akuza Spiropalit se i dha tendera vëllait kur drejtonte doganat. Ministrja: Padia është e vetmja rrugë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, Lealba Pelniku kanë denoncuar disa tendera që familjarë të Elisa Spiropalit kanë fituar duke përfituar nga pozitat drejtuese të ministres.
“Me një skemë korrupsioni dhe konflikti interesi, familja e Elisa Spiropalit ka marrë nga fondet publike 550 milionë lekë”, thanë Tabaku dhe Lealba duke akuzuar se “në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai dhe bashkëshorti” i ministres për Parlamentin.
“Bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes të paktën 350 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit. Kompania Solomon ka marrë tendera nga doganat në kohën e drejtimit nga Elisa Spiropali. Kompanisë së Spiropalit i është dhënë pyll me koncesion 40 ha me koncesion dhe rreth 130 milionë lekë nga fondet e fermerëve”, ishin akuzat që iu drejtuan sot Spiropalit.
Ministrja reagoi ndaj Partisë Demokratike duke i mohuar këto akuza dhe paralajmëroi se do të dorëzojë padi në gjykatë.
“E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin! Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me boje. Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre. Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës”, shkruan Spiropali.
Deklarata e plotë e Jorida Tabakut:
Korrupsoni mund të ndiqet dhe të zbulohet në qindra rrugë dhe mënyra, por asnjëra nuk është aq efikase sa aksioma “ndiq paranë”.
Duke ndjekur paratë, është zbuluar një skemë skandaloze korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie, ku përfshihet drejtpërsëdrejti Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marjus Memushaj.
Duke ndjekur paratë e kompanisë Solomon, portali Boldneës ka zbuluar skemën e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën 550 milionë lekë para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave nga bashkëshorti i saj tek vëllai i Elisës dhe pastaj tek kushëriri i familjes.
Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes së Elisa Spiropalit është simbol i babëzisë së kësaj qeverie për të vjedhur paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në ço formë.
Ajo u krijua ditën në të cilën u krijua edhe qeveria Rama, më 9 shtator 2013.
Dokumentat zyrtarë të publikuar nga Boldneës dhe të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike, konfirmojnë se Enkli Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali që, në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi në shtator 2013 kompaninë Solomon, me qendër në Fier me kapital prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Brenda pak muajve, kompania e sapokrijuar e vëllait të Elisa Spiropalit fiton tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më pak e as më shumë, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, në atë kohë drejtor i Ujësjellësit të Fierit.
Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i Elisa Spiropalit e shiti kompaninë me letra, pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. Siç ka zbuluar Boldneës, kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit të Spiropalit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë, megjithëse kompania tani kishte marrë tender mbi 6 milionë lekë.
Me këtë skemë, duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes së vet 350 milionë lekë.
Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, do të shpjegojë me detaje përfitimet në konflikt interesi të mbi 550 milionë lekëve fonde publike, të kaluara nga thesari i shtetit.
Këto janë afera të pastra korruptive, që meritojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot, është angazhimi i menjëhershëm i Inspektoriatit të pasurive për të hapur një hetim pasurir për Elisa Spiropalin.
Nëse do të ndjekin paratë, do të zbulojnë ndoshta edhe skema të tjera korrupsioni dhe konflikti interesi të zëdhënës së Edi Ramës.
Historia e pasurimit të paligjshëm të famijes së Elisa Spiropalit është një provë tjetër se shqiptarët nuk meritojnë më të helmohen as nga propaganda e shëmtuar, as nga gazi lotsjellës i një qeverie, që prioritet të vetëm ka vjedhjen e shqiptareve!
Është koha që së bashku ta shembim këtë sistem për t’i hapur rrugë një vendi normal, ku ministrat nuk emërohen për të vjedhur, por për të shërbyer.
Deklarata e plotë e Lealba Pelnikut:
Për të përfituar 550 milionë lekë pa rënë në sy, familja e Elisa Spiropalit ndoqi një skemë djallëzore. Pronar u regjistrua vëllai, tenderin e parë e mori vëllai i drejtoreshës së doganave nga kunati drejtori i Ujësjellësit Fier, pastaj kompania u shit tek kushëriri i bashkëshortit të Elisës.
550 milionë lekët janë marrë me tendera të vegjël, që nuk tërheqin vëmendjen. Me tendera 6-7 milionësh, bahskëshorti i Elisa Spiropali i ka dhënë kompanisë së krijuar nga kunati i tij, vëllai i Elisës rreth 350 milionë lekë.
Është e faktuar si nga transaksionet e thesarit, ashtu edhe nga të dhënat e Tenderave Publikë se ish drejtoresha e doganave ka blerë përmes tenderave deri edhe traun e doganës në kompaninë e vëllait të saj.
Sipas të dhënave të siguruara nga Thesari i Shtetit, kompania Solomon, në kundërshti me ligjet e vendit, ka përfituar fonde dhe tendera edhe nga drejtoria e Doganave Fier, në të njëjtën kohë kur Elisa Spiropali ishte drejtoreshë doganash. Më pas, edhe dogana Vlorë është në listën e atyre që kanë dhënë miliona. Më saktë rreth 67 milionë lekë.
Shoqëria pa asnjë përvojë ka marrë tendera, në të cilat eksperienca ishte vendosur si kriteri kryesor. Por për këtë qeveri kriter janë vetëm vjedhja.
Të dhënat e ankandeve tregojnë se po e njëjta kompani ka përfituar me ankand dhe hapësira pyjore për të ndërtuar magazina bujqësore.
Të dhënat që ju tregojmë sot këtu tregojnë se sipërfaqja prej 40 ha është vendosur në dispozicion, ndërkohë që fermerët e kanë të pamundur të magazinojnë produktet e tyre. Po ashtu, janë gati 130 milionë lekë që në vend që të shkojnë për fermerët, i merr kompania e familjes së Elisa Spiropalit, e cila u bën moral shqiptarëve nga mëngjesi në darkë për luftë kundër korrupsionit.
Kjo është një histori e përsëritur brenda rilindjes, ndonëse me shifra shumë herë më modeste në tenderat që ish drejtoresha e Doganave Spiropali i ka dhënë vëllait të saj dhe kushëririt të bashkëshortit. Por, morali mbetet i njëjtë me atë të ministrave të tjerë të qeverisë së Edi Ramës, që kanë shpërndarë tenderat dhe koncesionet tek kompanitë e tyre.
Shqiptarët vendosën në 16 shkurt se ky model duhet të marë fund dhe Partia Demokratike ka gati alternativën e saj për të çliruar ekonominë nga kthetrat e grabitqarëve në qeveri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38