Flash News

KRYESORE

PD akuzon Lleshajn për shpifje: Skenar i parapërgatitur nga qeveria, asnjë militant i joni nuk ka djegur KZAZ

PD akuzon Lleshajn për shpifje: Skenar i parapërgatitur nga qeveria,

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur poshtë akuzat e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se kanë qenë militantë demokratë ata që kanë djegur KZAZ-në në Bushat të Shkodrës.

Me një status në Facebook, ai shkroi se dënon me forcë deklaratën shpifëse dhe e quajti këtë skenar të parapërgatitur nga qeveria.

“Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.”, shkroi Bardhi.

Të fundit