Flash News

KRYESORE

PD akuzon qeverinë: Po mban sekret 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë; një prej fitueseve, kompani antenash televizive

PD akuzon qeverinë: Po mban sekret 4 tenderat e Ministrisë së

Ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se po hesht për katër tendera të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai thotë se qeveria i ka klasifikuar tenderat si sekret shtetëror dhe bën thirrje që SPAK dhe KLSH të nisin hetimet.

Ndër të tjera, ish deputeti thekson se një kompani antenash televizive, pa përvojë në fushën e shëndetësisë, është një nga fituesit e tenderave të shpallur sekret.

“Sa herë qeveria kapet në shkelje të ligjit, ajo fshihet pas heshtjes apo sulmeve politike. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë reagim për 4 tenderat e klasifikuar "sekret" në kundërshtim me ligjin. Këta tendera nuk kanë lidhje me sigurinë kombëtare.

Blerja e mjeteve mbrojtëse për mjekët, pasi u zbulua skandali i maskave të skaduar, e aparateve respiratorë dhe e kiteve për testim gati 1 muaj pas identifikimit të rastit të parë me COVID 19 është bërë me procedure sekrete. Duket e pabesueshme por me procedurë "sekret shtetëror" është bërë edhe tenderi për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Pse janë klasifikuar sekret shtetëror këto tendera? Cfarë fshihet pas tyre? Në vend që të bëjë transparencë, qeveria hesht.

Edi Rama ka urdhëruar të mbahet sekret informacioni se sa lekë u harxhuan për tenderat urgjentë të Ministrisë së Shëndetësisë, si u përzgjodhën kompanitë fituese apo çfarë ofertash bënë ato.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë sesi po i përdor qeveria paratë e tyre, nëse këto para po përdoren mirë apo nëse me to po abuzohet”, tha ish deputeti Alibeaj.

Ai shtron tre pyetje për qeverinë:

“1.            Pse Edi Rama nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?

  1. Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?
  2. Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore”, deklaroi Alibeaj.

Të fundit