Flash News

KRYESORE

PD akuzon Veliajn: Kryebashkiak ilegjitim, mburret me projektet madhore të Lulzim Bashës

PD akuzon Veliajn: Kryebashkiak ilegjitim, mburret me projektet madhore të

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se është ilegjitim dhe se e mban qytetin uzurpuar me një grusht votash, e ka veç projekte korruptive që betonizojnë kryeqytetin. Ish deputetja Albana Vokshi e akuzoi atë se i mungojnë projektet e se thjesht ka finalizuar ato të ish kryebashkiakut Lulzim Basha.

“Është viti i pestë i drejtimit të Tiranës prej tij dhe vazhdon të mburret, pa u skuqur fare, me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës.

Oferta e Veliajt nuk është zhvillimi, por shkatërrim i gjelbërimit, shkatërrim i historisë së qytetit nëpërmjet lejeve të ndërtimit, ku pastron paratë krimi i organizuar në lidhje me pushtetin.”, shkroi ajo.

Për Vokshin, Teatri Kombëtar është njëri nga këto projekte korruptive.

“Ka fitues të paracaktuar Fusha shpk, të cilit Erion Veliaj dhe Edi Rama i kanë dhënë mbi 100 milionë euro tendera.

Ajo që mund të bëjë Erion Veliaj, është të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë, po Teatrin ta harrojë! Atë që nuk prishi dot tërmeti i natyrës, nuk ka për ta prishur tërmeti i korrupsionit i Edi Ramës dhe Erion Veliajt!”, tha Vokshi.

Të fundit