Flash News

KRYESORE

PD akuzon Veliajn: Përdori foton nga Instituti i Bostonit për kampusin universitar

PD akuzon Veliajn: Përdori foton nga Instituti i Bostonit për kampusin

Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun Veliaj se se po mashtron me projektin për Korpusin Universitar.

Përmes një postimi në Facebook, ish deputetja Vokshi publikon foto të projektit të prezantuar nga kryebashkiaku Veliaj dhe foto të Institutit të Artit Kontemporan në Boston, duke e akuzuar se po mashtron me fotot.

“Erjon Mashtruesi!

Ky në foto është Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kamposin e ri Universitar!!!

Shikoje edhe njëherë se mos ke ngatërruar fotot, se ti edhe nuk gënjen zakonisht dhe mashtrimin nuk e përdor si mjet të vetëm pune!

Refuzojeni mashtrimin! Refuzojeni propagrandën!”, shkruan Vokshi.

Të fundit