Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD analizon buxhetin për 2019-ën: 1 në çdo 3 lekë te fituara i paguhen qeverisë si taksë
Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku, ka analizuar projekt-buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Tabaku tha se buxheti 2019-ës, njësoj si në 4 vitet paraardhës, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset.
“Ky është buxheti që pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës. Ky është një buxhet që shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka kaluar 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përfshirë faturën e koncesioneve”, u shpreh Tabaku.
Më tej, deputetja demokrate theksoi se asnjë investim, masë apo projekt për hapjen e vendeve të reja të punës nuk parashikohet.
“Buxheti 2019 është një tjetër fletore detyrimesh dhe koncesionesh me të cilën qeveria kërkon të gënjejë shqiptarët. Asnjë ulje takse për biznesin e vogël, asnjë ulje takse për të stimuluar punën, asnjë politikë fiskale për të tërhequr investimet e huaja. Asnjë stimul për arsimin profesional, asnjë stimul për të çliruar ekonominë”, shtoi Tabaku.
Deklarata e plotë
Buxheti 2019, njësoj si në 4 vitet paraardhës, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset.
Ky është buxheti që pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës.
Ky është një buxhet që shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka kaluar 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përfshirë faturën e koncesioneve.
Nga janari 2014, kur Edi Rama bëri buxhetin e tij të parë dhe deri më sot, shqiptarët kanë paguar 5 miliard taksa më shumë, duke bërë që jetesa për ta të jetë më e shtrenjta në Ballkan, ndërsa të ardhurat nga më të ulëtat.
FMN ka llogaritur se taksat zënë 1/3 e të ardhurave për shqiptarët.
Që do të thotë se 1 në 3 lekë që fiton, çdo shqiptar ia jep qeverisë, e cila ka dështuar t’i kthejë ato në shërbime më të mira dhe infrastrukturë më të mirë.
Le të themi disa të vërteta që ky buxhet nuk u jep zgjidhje.
FMN na rendit të fundit në Europë për të ardhurat në familje. Sot të ardhurat e familjeve shqiptare shkojnë për:
- Tarifën e rritur të energjisë elektrike me 24%.
- Tarifën e rritur të arsimit të lartë me 30%.
- Tekstet e rritura shkollore me 7%.
- Çmimin më të lartë të karburantit në rajon me 60%.
A ka parashikuar qeveria rritje të ardhurash për familjet shqiptare të paktën për të përballuar çmimet, taksat dhe tarifat e rritura po nga kjo qeveri?
Përgjigjja është JO!
Buxheti 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.
Sipas të gjitha raporteve serioze vendase dhe ndërkombëtare, bizneset sot në Shqipëri paguajnë taksa të larta në raport me mundësinë e të ardhurave apo xhirove që këto biznese kanë dhe kjo është arsyeja se përse qe 45 biznese mbyllen në ditë.
Ndonëse u morën votën bizneseve me premtimin se do të ulnin taksat, për të gjashtin buxhet me rradhë, kjo qeveri nuk aplikon asnjë politikë lehtësuese fiskale.
Vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël ka qenë fatale duke rezultuar pikërisht në atë që opozita deklaroi, rritjen e infomalitetit. Buxheti nuk artikulon asnjë politikë pro biznes e pro investime të huaja. Por sërish fokuson të gjitha energjitë e saj për të zhdukur konkurrencën dhe për të prodhuar vetëm monopole.
Vëmendja është sërish tek klientët e qeverisë.
Asnjë investim, masë apo projekt për hapjen e vendeve të reja të punës.
Përkundrazi, taksa e re mbi bitumin, mund të çojë në mbylljen e vendeve të punës nga kompanitë, duke lënë pa të ardhura mijëra qytetarë që jetojnë vetëm nga kjo industri në zonën e Selenicës në Vlorë.
Buxheti 2019 është buxheti që ul të ardhurat për shumicën dhe I rrit ato për pakicën. Në këtë buxhet është parashikiar një shifër rekord, 100 milion euro, për faturën e konçesioneve dhe PPP-ve korruptive.
Buxheti trajton në mënyrë qesharake dhe përbuzëse arsimin. Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm t’i japë mësuesve dhe pedagogëve një lëmoshë prej 1 USD në ditë ndërkohë që 135 mijë studentëve të mos I japë asnjë si investim në arsim.
Njëkohësisht buxheti i vitit të ardhshëm formalizon fatkeqësisht mbylljen e 150 shkollave në të gjithë vendin.
Megjithëse fshatarët paguajnë 27 lekë/litër në naftë investimet e qeverisë në Bujqësi janë në ndihmë të atij që do të marrë konçesionin e rradhës.
Ndërkohë që skema e PPP-ve dhe pasurimit personal të kryeministrit, po merr dalëngadalë çdo të ardhur që gjenerohet nga taksat.
Buxheti 2019 është i pamëshirshëm me më të varfrit, me më të pamundurit, duke larguar përfundimisht dhe zyrtarisht nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë familje.
Një vit më parë qeveria premtoi fondin prej 10 mln USD për rritjen e pagave.
Por shqiptarët nuk do ta shohin rritjen derisa të vijnë zgjedhjet, një skemë e dalë boje që dëshmon vullnetin e qeverisë për të përdorur çdo burim për të ndikuar votën.
Pavarësisht retorikës qeveritare, përgjysmohen fondet për shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Për vitin 2019 do të alokohen vetëm 10 mln dollarë, ndërkohë që në buxhetin fillestar të 2018 ky fond ishte dy herë më i lartë.
Me këto ritme do të duhen 3 dekada për të ezauruar faturën financiare ndaj kësaj shtrese të përvuajtur.
Buxheti 2019 është një tjetër fletore detyrimesh dhe koncesionesh me të cilën qeveria kërkon të gënjejë shqiptarët.
Asnjë ulje takse për biznesin e vogël, asnjë ulje takse për të stimuluar punën, asnjë politikë fiskale për të tërhequr investimet e huaja. Asnjë stimul për arsimin profesional, asnjë stimul për të çliruar ekonominë.
Për fat të mirë, shumica e shqiptarëve po kuptojnë se shpresa e vërtetë për taksa më të ulëta, për një klimë më të mirë pro biznes, për të ardhura më të larta vjen vetëm nga oferta e Partisë Demokratike.
Ne mendojmë se taksa e sheshtë, rregullat strikte të borxhit publik si dhe investimet e duhura në infrastrukturë; do t’i japë impulsin e duhur ekonomisë.
Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që ky të jetë buxheti i fundit Edi Ramës për ta çliruar ekonominë nga oligarkët dhe nga klientët që sot po zhvasin buxhetin!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38