Flash News

KRYESORE

PD ballafaqon fjalimet e Ramës me të banorëve të varfër: Nuk kanë lidhje me realitetin

PD ballafaqon fjalimet e Ramës me të banorëve të

Ish deputetja demokrate, Oriola Pampuri ka publikuar në Facebook disa nga deklaratat e kryeministrit Rama për krizën e bukës në vend, e paralelisht deklarata të njerëzve të varfër që nuk sigurojnë dot bukën.

Pampuri akuzon Ramën se nuk do t’ja dijë për ata që vuajnë urinë dhe si përgjigje ka vetëm “bla, bla, bla”.

“Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve. Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur. 300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”, shkruan Pampuri.

Të fundit