Flash News

KRYESORE

PD: Bizneset po falimentojnë, Edi Rama bën kllounin për të fshehur të vërtetën

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas një videoje të postuar në Facebook nga ky i fundit, ku theksonte se akuzat e PD për testet dhe tenderat nuk janë të vërteta.

Në reagimin e tij, Spaho shkruan se Edi Rama sillet si klloun për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike.

Demokrati thekson se teksa bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë, Edi Rama nuk ka fare në plan të merret me hallet e vërteta.

Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët.

Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun.

Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t'u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.

Shqiptarët sot nuk kanë marrë ende ndihmën që qeveria ka për detyrim ligjor tua japë. Varfëria kërcënon çdo ditë e më shumë familjet dhe zbraz tavolinat e shqiptarëve. Bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë fare në plan të merren me hallet e shqiptarëve. Halli i tyre i vetëm është të ruajnë paratë e oligarkëve.

Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë”, shkruan Spaho.

Të fundit